Japonia në alarm pas lansimit të raketës balistike nga Koreja Veriore


Japonia në alarm pas lansimit të raketës balistike nga Koreja Veriore

Qeveria japoneze mbetet në gjendje alarmi pas lëshimit të dështuar të një rakete balistike nga ana e Koresë së Veriut.

Kabineti qeveritar u mblodh me urgjencë në Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe njoftoi se po analizon çdo lloj informacioni, përfshirë edhe tipin e raketës së eksperimentuar në Pjong-jang.

Qeveria do të mbajë të informuar opinionin publik duke u siguruar hapësirën ajrore dhe kufijtë detarë.

Agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap njoftoi lëshimin e “një rakete të paidentifikuar nga një zonë në veri të Phenianit”.

SHBA-ja konfirmoi lëshimin e kësaj rakete që nuk paraqet “asnjë veçanti”.

Kjo mund të shtojë tensionet mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së pas disa javë kërcënimesh.

“Koreja e Veriut lëshoi një raketë të paidentifikuar, herët në mëngjes, nga një zonë në veri të Phenianit”, njoftoi agjencia Yonhap duke iu referuar një komunikate të ushtrisë koreano-veriore, ndërkohë që Uashingtoni po shton presionin për të penguar “kërcënimin bërthamor” koreano-verior.

Sipas agjencisë, bëhet fjalë për një test të dështuar pasi raketa shpërtheu vetëm disa sekonda pas lëshimit.