JA SA PARA FITON SKËNDERBEU NËSE MPOSHT PARTIZANIN


JA SA PARA FITON SKËNDERBEU NËSE MPOSHT PARTIZANIN

Përveçse një ndeshje mjaft delikate për shkak të historisë, takimi ndaj Partizanit të Beogradit që do të luhet mbrëmjen e sotme, përkthehet edhe në përfitime marramendëse për skuadrën e Skënderbeut në rast se arrin të fitojë.

Korçarët marrin plot 350 mijë euro nga UEFA në rast se sigurojnë trepikëshin në këtë ndeshje, ndërsa barazimi vlen jo pak, por 120 mijë euro të tjera.

Por, përveç këtyre një fitore do ta çonte skuadrën e Dajës në vendin e dytë në grup dhe nëse e mbajnë këtë pozicion deri në fund të fazës së grupeve përfitimeve i shtohen edhe 300 mijë euro të tjera.

Ndërsa nëse sigurojnë kualifikimin, atëherë në arkat e klubit korçar do të vijnë edhe 500 mijë euro.

Por, rezultatet pozitive do të mbushin edhe xhepat e futbollistëve. Këta të fundit do të përfitojnë 100 mijë euro premio nga presidenti Takaj në rast fitoreje dhe 50 mijë euro për barazim në Beograd.