iPhone 8 do të mbushet pa tela?


iPhone 8 do të mbushet pa tela?

Në këtë pikë është gati se e qartë se iPhone i ri i këtij viti, i cili mund të vijë si iPhone 8 ose iPhone X, do të lansohet me mbushësin pa tel. Një raport i ri që vjen nga Kina e ka konfirmuar këtë raport.

Sipas burimeve të industrisë, Lite-On Semi është një prej furnizuesve të Apple, kompani kjo që do të merret me prodhimin e mbushësit pa tela të telefonit të ri nga Apple.

Thashethemet mbi teknologjinë e adapterit pa tela vijnë në të njejtën kohë me ato që spekulojnë se iPhone 8 do të ketë pjesën e prapme të ndërtuar nga xhami, gjë që ka kuptim pasi që mbushësi pa tela do të funksiononte më vështirë në një trup metalik.

Disa prej raporteve tjera spekulojnë se Apple do të sjell tri telefona të ri gjatë vjeshtës – iPhone 8 me ekran AMOLED prej 5.7 inç, iPhone 7s dhe iPhone 7s Plus.