Sipas IKSHPK, nëse fëmija është 5 vjeç duhet të rivaksinohet me MMR dhe nuk ka nevojë të pritet mosha 6-7 vjeç.

“Nëse fëmija është mbi 7 vjeç dhe nuk është i vaksinuar fare, atëherë vaksinohet me 1 dozë MMR menjëherë dhe pas një muaji me booster dozën me MMR. Lajmi i mirë në këtë mes është se numri i rasteve të fruthit është duke shënuar rënie. Nga 200 raste që janë paraqitur nga muaji qershor, 150 tashmë janë trajtuar, kurse 49 janë në trajtim e sipër”, thuhet në komunikatë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës iu ka bërë thirrje edhe njëherë të gjithë qytetarëve të Kosovës që të marrin të gjitha masat e sipërpërmendura në mënyrë që të shuhet epidemia me fruth në vend.