Për të përuruar këtë produkt të ri ishte edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli. Me këtë rast punëtorët e Frutti kanë pasur pyetje për kryeministrin.

Haradinaj iu ka përgjigjur pyetjeve të punëtorëve të kësaj kompanie të cilat kishin të bënin zakonisht me problemet e lëndës së parë por edhe problemet me energji.

“Ne e kemi pasur traditën e lëndës së parë, pra edhe ne kemi prodhuar këto koncentratet të cilat përdoren për lëngje, me siguri e dini që i kemi prodhuar dikur. Jam thellë i bindur se siç thotë populli puna e bien punën, pra ky kapacitet mund ta bjerë nesër edhe atë që është kooperimi me ata që janë në prodhim, pra te frutave që janë të duhura për këtë lëndë të parë dhe besoj që një pjesë prej këtyre koncentrateve do t’i prodhojmë në Kosovë dhe shpresoj shumë.

Importimi i lëndës së parë në krejt botën sot është i kushtueshëm, i shtrenjtë krahasuar me lëndën që është e vendit, që është shumë më e mirë, por është një përjashtim këtu ku jemi në Frutti, e ka ujin e burimit, ujin më të mirë që mundet me e pas dikush. Më së miri me i mbrojt është me qenë me ta, prej nisjes e deri në produkt, shteti, Qeveria. Ju e dini që ne kemi hequr disa taksa, akciza menjëherë do të vazhdojmë me qenë afë r jush”, tha ai.

Kurse, zëvendëskryeministrin e Kosovës, Behgjet Pacollin, e pyetën për eksportin që të rritet dhe importi që të zvogëlohet, por edhe si të mbrohen nga prodhuesit e jashtëm.

Pacolli tha se kreativiteti i drejtoreshës së Frutti është edhe përgjigje për pyetjet e tyre.

“Kreativiteti i Rinës është praktikisht edhe përgjigja në pyetjet e juaja si të pavarësohemi nga importi. Ne jetojmë në kohën e ekonomisë globale, ekonomia globale nuk njeh as baballarë, as motra, por njehë vetëm termat fitimprurëse. Në ekonominë globale për fat të keq ai që është i dobët, ai mbetet rrugës dhe duhet të lëshoj rrugë, ai i forti bëhet edhe më i fort dhe ecë përpara. Kështu që veprimi i Rinës në këtë drejtim ka qenë sigurisht ka pas lidhje me këtë, t’i qoj dy duart edhe të jetë riprodhues sikurse të tjerët ose kjo të ndryshoj diçka, vendimi ka qenë i drejt sigurisht dhe sot është një prodhim që e sfidon çdo kënd, çdo firmë globale dhe e ka shancen që ky prodhim praktikisht gjendet edhe në tavolinat më të sofistikuara evropiane”, tha Pacolli.

Ndërsa, drejtoresha e Frutti, Rina Malsori, ka treguar që sot është bërë lansimi i produkteve më të reja të këtij brendi.

“Sot po e mbyllim me këtë ribrenim të produktit tonë vet i shtati, shpresoj që pas katër-pesë muajve të dalim edhe me ribrendime të produkteve të tjera, se Frutti ka kapacitete shumë të mëdha që mbulon tregun e Kosovës, tregun e eksportit.  Shpresoj shumë që me ndihmën e politikave zhvillimore të arrijmë t’i bëjmë këto”, tha ajo.

Ndryshe, kompania “Frutti” është prezentë në Kosovë që 17 vite.