Kështu pohoi në një intervistë që përfshin programin “Fiebre Maldini”, në të cilën i referohet ndikimit të pesë herë fituesit të “Topit të Artë” tek Argjentina dhe Barça e tij. “Kur trajnova Barcelonën dhe Messi mori topin, unë shkova të fle, ishte diçka e tillë. Ai vendoste gjithçka. Ai është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave”, – thotë Pep Guardiola.

Trajneri i tanishëm i Manchester City, përveç kësaj, theksoi jetëgjatësinë e Messit dhe karakterin e tij konkurrues. “Messi është bukuria e futbollit. Ai është i zgjuar, shumë i shpejtë, me një mentalitet të madh. Ai e bën trajnerin më të mirë me të, e bën ekipin më të mirë ku luan. Ai është i veçantë, ka gjithçka, jo vetëm aftësitë e tij fizike, por edhe në mentalitetin konkurrues, duke fituar. Imagjinoni, ai shënon 60 apo 70 gola çdo sezon, gjatë 10 viteve të fundit”.

Për Pep është diçka kyçe që argjentinasi ndihet i rrethuar më së miri nga mjedisi katalanas, për të shfaqur versionin e tij maksimal. “Kur ai ndjehet mirë mes atyre që e rrethojnë, kur ndihet i lumtur, atëherë është i pandalshëm”, – saktëson Guardiola. Ky i fundit nuk beson se në këtë moment ka një futbollist të ngjashëm me argjentinasin. I pyetur nëse Messi do të luajë një ditë në Premier League, trajneri beson se gjëja më e mirë për të është të dalë në pension te Barça. “Do të ishte mirë ta kisha atë në Premier League, por mendoj se Barcelona është vendi i duhur që ai të dalë në pension”.