“Haradinaj dhe shumë bashkëpunëtorë të tij për ne mbeten në listën e fletarresteve dhe këtu nuk do të ndryshojë asgjë”, citon “Vecerenje novosti” Gjuriqin.

I ngarkuari politik i Serbisë për Kosovën ka folur edhe për ata që në Serbi quhen “serbë të ndershëm”, përkatësisht “serbë të Thaçit”.

Lidhur me këtë, ai ka thënë se një ndjekje e tillë është nisur “nga ata që nuk brengosen as për krahinën jugore dhe as për fatin e serbëve që jetojnë atje”.

“Le të shkojnë të gjithë ata patriotë të vetëshpallur nga Terazia për të jetuar në Kosovë, ose të paktën le të shkojnë atje si turistë para se t’i gjykojnë bashkëkombësit tanë për atë që ata bëjnë për mbrojtje dhe mbetje të serbëve e të Serbisë në Kosovë ”, ka thënë Gjuriq.