Një nga futbollistët më të mirë në vendin tonë, tani e tutje nuk do të jetë pjesë e ish-kampionëve të Kosovës.

Arton Berisha, kryetar i Feronikelit ka thënë se Zhdrella nuk është pjesë e skuadrës së tyre.

“Mentor Zhdrella nuk është më pjesë e Feronikelit. Zhdrellës i ka skuduar kontrata me klubin tonë dhe ai nuk do të jetë më pjesë e Feronikelit”, ka thënë Berisha.

Ai ka bërë të ditur se “të premten pasdite do të zyrtarizohet trajneri i ri i ‘Niklit’”.