Përbërësit:

4 vezë,

6 filgjana sheqer,

2 gota kos,

3 filgjana vaj,

4 filgjana miell,

1 pluhur për pjekje

10 lugë gjem,

100g çokollatë për zierje

Procesi i përgatitjes:

Vezët duhet të tunden mirë, pastaj shtoni sheqerin, kosin, vajin, miellin dhe pluhurin për pjekje. Kjo përbërje piqet në 200 gradë celsius. Pasi që të piqet, derisa është e nxehtë e lyejm me gjem, pastaj lihet për tu ftohur dhe mbi të hidhet çokollatë e grimcuar.