Francezët për këtë version të veçantë kanë zgjedhur rrotat 15-inç me ngjyrë të zezë, ulëset me ngjyrë të kaltër (Zebra Blue Lagoon), sistemin multimedia, etj.

Në ofertë do të jetë në dispozicion vetëm motori benzinë 1.0-litër VTi me kapacitet prej 69 kuajfuqi, i cili shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 14,3 sekonda dhe atë maksimale deri në 157 km/h.

Shitja zyrtare e Citroen C1 Pacific Edition pritet të fillojë gjatë verës me çmim prej 12.500 euro.