Ky është kursi i 12-të këtë vit që po organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), në mbështetje të Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, si pjesë e planit strategjik 2017 – 2020.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani tha se pjesëmarrësit e Federatës së Peshëngritjes, kanë treguar vullnet të lartë për të mësuar gjëra të reja gjatë këtij kursi administrativ.

“Mund të them përkundër që kjo federatë është një federatë e re në raport me këto federatat e tjera, është themeluar në vitin 2008 me të gjitha vështirësitë që i ka pasur, por këtu pamë një mozaik të mirë të kombinuar me të gjitha palët e interesit, një entuziazëm të jashtëzakonshëm rreth punë të ardhmen, dhe me kënaqësi pranuan që ta përpilojnë planin strategjik”, ka thënë Hasani.