Po kështu bëhet e ditur se edhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur Zëvendësndihmësin e Sekretarit të SHBA-ve, Brian Yee, me të cilin ka zhvilluar një takim të hapur e të sinqertë.

Më pastaj, siç njofton kabineti presidencial, do të bëhet publike biseda në këtë takim, ku ishte prezent edhe ambasadori i SHBA-ve, Kyle Scott.

Gjithashtu Yee u takua edhe me kryeministren serbe, Ana Brnabiq dhe me zëvendësin e saj, Zoran Mihajlloviq, njoftojnë mediat serbe.

“Hapja e dialogut të brendshëm për Kosovën do të çojë deri te arritja e konsensusit për zgjidhjen e çështjes me interes kombëtar”, deklaroi kryeministrja Brnabiq, transmeton RTK.

Tutje ajo shtoi se Serbia duhet të përcaktohet qartë në zbatimin e reformës, në mënyrë që sa më shpejtë të bëhet pjesë e BE-së.

I një mendimi ishte edhe Brian Yee, Zëvnedësndihmës Sekretarit të SHBA-ve, i cili deklaroi se SHBA-të janë të gatshme t’i ndihmojnë Serbisë në arritjen e këtij synimi.

Brnabiq theksoi se me rëndësishme është ruajtja e stabilitetit në rajon, që është kusht themelor për zhvillimin ekonomik të rajoni  dhe, veç kësaj, Serbia është e vendosur të vazhdojë dialogun me Prishtinën.