Hamza në një konferencë për medie, ka bërë një rezyme të punës së tij sa ishte guvernator dhe ka falënderuar stafin e BQK-së për punën e bërë.

Ai ka thënë se gjatë kohës që ai e udhëhiqte sektorin financiar ka pasur zhvillime, ku rast konkret ka përmendur kreditë dhe rënien e normës së interesit nga 12.2 % në 6.8 %, si dhe marrjen e SWIFT-it kodit. I pyetur nga gazeta nëse do ta vazhdojë rrugën e ish-ministrit të Financave, Avdullah Hoti, sa i përket pakos fiskale 2.0, si dhe Ligjit për Faljen e Borxheve, Hamza është përgjigjur se do të japë maksimumin dhe do të bëjë më të mirën për zhvillimin e ambientit të të bërit biznes. “Do të përpiqemi që të bëjmë më të mirën për ambientin e të bërit biznes, do të konsultohemi me shoqatat e bizneseve, në mënyrë që të kemi zhvillim ekonomik dhe të kemi rënie të normës së papunësisë”, ka deklaruar Hamza.