Ariu afrohet te pishina, provon edhe rrethin e gomës (Video)


Ariu afrohet te pishina, provon edhe rrethin e gomës (Video)

Në një shtëpi në British Columbia të Kanadasë, ka hyrë një ari i cili ka qëndruar për një kohë te pishina.

Sikur të jenë ndonjë vizitor i zakonshëm, kafsha ka provuar edhe rrethin e gomës, ndërsa më pas ka qëndruar qetë pranë pishinës, transmeton Telegrafi.

“Ngjanë me ndonjë të ftuar në aheng, që erdhi shumë më herët se që duhet”, është një nga komentet lidhur me rastin.

Megjithëse nuk ka shkaktuar ndonjë dëmtim, këta arinj bëhen të rrezikshëm kur janë të uritur dhe mund të kryejnë thyerje të ndryshme në kërkim të ushqimit.