Njëra nga të rejat e këtij azhurnimi është opsioni Find My iPhone, të cilin pronarët e dëgjueseve  AirPod mund ta përdorin për të emituar zërin në njërën ose të dyja dëgjueset nëse nuk mund të përkujtohen se ku i kanë lënë, ose të shohin lokacionin në të cilin dëgjueset për herë të fundit janë sinkronizuar me telefonin.

Funksionalitet më të mirë ka edhe “asistenti virtual” Siri, aplikacion, i cili përdoruesve iu mundëson qasje në aplikacionet tjera me pagesë dhe verifikimin e gjendjes në llogari. Siri tash do të jetë në mundësi që të verifikojë edhe gjendjen e sasisë së karburanteve në veturë, nëse vetura është e mbyllur, si dhe të aktivizojë dritat dhe sirenën.