Mirëpo atje është edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e cila tashmë ka zhvilluar takime me Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini.

Se a do të takohen kryeministri kosovar dhe homologia e saj që ndodhen në Bruksel, një gjë e tillë nuk është njoftuar nga asnjëra palë.

Sido qoftë, kryeministri Haradinaj ditë më parë ka thënë se nuk e ka problem të takohet me Bërnabiqin dhe, të diskutojnë për tema të ndryshime që i përkasin të dyja vendeve.

Kujtojmë, se në këtë takim pritet të diskutohen çështjet aktuale të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe procesi i harmonizimit të politikave dhe legjislacionit me BE-në.