September 19, 2020

I vetëm dhe pa shumë zhurmë, Hoti nisi ditën e parë të punës si kryeministër i Kosovës


Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 162

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 163

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 164

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 165

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 166

Kryeministrin e ri nuk ka pasur kush ta presë, në udhën e parë të tij për në zyrën numër një të Qeverisë. Megjithëkëtë, Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë të enjten i ka bërë rojë nderi me të mbërritur në oborrin e ekzekutivit, dhe i është shtruar tepihu i kuq, në të cilin Avdullah Hoti ka ecur vetëm.


Hoti është konfirmuar të mërkurën kryeministër me votën e 61 deputetëve, por pararendësi i tij, Albin Kurti, e ka kontestuar kushtetutshmërinë e gjithë procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re. Të paligjshme e ka quajtur Qeverinë. Dhe, të enjten ka përsëritur kërkesën për zgjedhje të parakohshme.

“Zgjedhjet janë qëllimi ynë politik, sepse zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik”, ka thënë Kurti pasi ka nënshkruar një peticion, me të cilin kërkohet që qytetarëve t’u ofrohet mundësia që të vendosin se kush duhet të qeverisë me vendin, pas rrëzimit të tij me mocion mosbesimi, raporton KOHA.

Kryeministri i ri nuk ka qëndruar shumë në zyre, dhe menjëherë, në orët e paradites, e ka mbajtur mbledhjen e parë me kabinetin e qeveritar. Ishte mbledhje solemne.

Në kabinetin 20-anëtarësh, kryeministri Hoti ka thënë se Qeveria e re ka për obligim që t’i japë frymë demokracisë së brendshme në respektim të rendit dhe ligjit dhe t’i nënshtrohet vetëm Kushtetutës së vendit. Ai ka thënë se do të punohet bashkë për realizimin e një programi qeverisës mes të gjithë partnerëve të koalicionit, duke qenë llogaridhënës para të gjithë deputetëve të Kosovës, pozitë dhe opozitë, dhe duke vendosur një diskurs të ri në skenën politike në vend.