December 2, 2020

I ndërprehet marrëdhënia e punës Drejtorit të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar


Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 162

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 163

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 164

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 165

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 166

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se i është shqiptuar masa disiplinore ‘Ndërprerje e marrëdhënies së punës’ për drejtorin e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, Rrahim Rama.

Haxhiu bëri të ditur se është njoftuar se në mbi bazën e të gjeturave nga Komisioni Disiplinor për Pozitat e Nivelit të Lartë Drejtues është shqiptuar edhe masa disiplinore, për shkak të keqmenaxhimit, joprofesionalizimit, mungesës së transparencës dhe mosgatishmërisë për bashkëpunim, transmeton Indeksonline.

Tutje Haxhiu tha se i njëjti ishte zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme.

Postimi i plotë:

Me 7 prill 2020, kemi iniciuar procedurën disiplinore ndaj drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.

Më 17 prill 2020, Qeveria mori vendim për themelimin e Komisionit për shqyrtimin e këtij rasti.

Sot, u njoftuam se mbi bazën e të gjeturave  tona, Komisioni Disiplinor për Pozitat e Nivelit të Lartë Drejtues, ka shqiptuar masën disiplinore “Ndërprerje e marrëdhënies së punës” për drejtorin e kësaj Agjencie, për shkak të keqmenaxhimit, joprofesionalizimit,  mungesës së transparencës,  si dhe mosgatishmërisë  për bashkëpunim në kryerje të detyrave të tij ligjore. Po ashtu i njëjti ishte zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme.