August 4, 2020

Hapet profil i rremë në emër të analistit Imer Mushkolaj, sulmohet gjyqtari i Kushtetueses

Një profil i rremë është hapur në rrjetin social Facebook në emër të analistit Imer Mushkolaj.


Aty është publikuar një foto e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Radomir Leban, ku thuhet se ai është i dënuar më 6 vite burg nën akuzat për krim të organizuar dhe kontrabandë dhe se ëshë i kërkuar nga INTERPOL-i, shkruan Reporteri.net.

Keqpërdoruesit e emrit të Imer Mushkolajt, vënë në pikëpyetje se a duhet konsideruar valid vendimi i Gjykatës Kushtetuese kur në këtë gjykatë bën pjesë gjykatësi serb, Radomir Leban.

Për këtë ai ka reaguar në llogarinë e tij zyrtare, ku ka thënë se ai posedon vetëm një profil në këtë rrjet social dhe gjithë të tjerët janë të rremë.

Në postimin e tij, Mushkolaj bën thirrje që të profilet e tilla të raportohen nga përdoruesit e Facebook-ut.

Reagimi i plotë i tij:

T’dashtun,

Ky është profili im i vetëm në Facebook. Çdo profil ose faqe tjetër në emrin tim janë fals, nuk janë të hapura nga unë, nuk menaxhohen nga unë dhe janë keqpërdorim i emrit tim.

Unë distancohem nga çfarëdo përmbajtje e publikuar në to. Ju lutem t’i raportoni ato, nëse i hasni. Ju faleminderit!