November 30, 2020

Gjermania do testojë vaksinën/ 200 vullnetarët e parë janë të moshës nga 18 deri në 55 vjeç


Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 162

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 163

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 164

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 165

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 166

Gjermania i dha dritën e  gjelbër testimit të parë klinik të një vaksine për koronavirusin.

Instituti Paul Ehrlich njoftoi se rregullatori i vaksinave në Gjermani e ka miratuar testimin tek njerëzit të vaksinës së mundshme koronavirusit, e cila është zhvilluar nga kompania gjermane bioteknike Biontech dhe gjiganti amerikan farmaceutik Pfizer.

Testimi do të kryhet në fazën e parë me 200 vullnetarë të  shëndetshëm të moshës 18 deri në 55 vjeç. Në fazën e dytë, testimi do të përfshijë edhe njerëz me rrezik më të lartë nga sëmundja. Instituti Paul Ehrlich nuk tha se kur do të nisë testimi, por Biontech paralajmëroi përmes një deklarate se do fillojë së shpejti”.Megjithatë, shefi i Institutit Paul Ehrlich, Klaus Cichutek, tha se nuk ka gjasa që vaksina për publikun e përgjithshëm të jetë në dispozicion këtë vit. Kompani të ndryshme janë në garë për zbulimin e vaksinës kundër koronavirusit, i cili ka prekur mbi 2.5 milionë njerëz në gjithë botën dhe ka vrarë mbi 178,000.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *