September 25, 2020

Ende pa rezultate autopsia e gruas nga Istogu që familja insiston që nuk vdiq nga Coronavirusi


Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 162

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 163

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 164

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 165

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 166

Janë bërë më shumë se një muaj që kur 39 vjeçarja S.K nga Lluga e Istogut ka vdekur siç u tha nga Koronavirusi, dhe ende nuk ka dalë rezultati i autopsisë.


E ndjera, S.K. pasi ishte varrosur, me kërkesën e familjes u zhvarros për t’iu bërë autopsia, pasi që të njëjtit dyshojnë se kjo e fundit nuk ka vdekur nga Covid-19.

“Jo 99%, por 1 milion për qind jam i sigurt që motra ime nuk ka pasur koronavirus”, kishte thënë për Insajderin rreth një muaj më parë, Rafet Salihu, vëllai i 39 vjeçares nga Lluga e Istogut.

Rasti fillimisht ishte hetuar nga Prokuroria Themelore e Pejës, më saktësisht prokurorja, Valbona Haxhosaj.

“Rezultat pritet të dalin pas dy jave”, kishte thënë Haxhosaj më 20 prill.

Pa dashur, të jepte më shumë detaje, Haxhosaj kishte deklaruar se janë duke pritur kompletimin e analizave dhe do të dalin me rezultatet konkrete.

“Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk na ka thënë asgjë, ne presim me u kompletu analizat edhe në fund të dalim me një rezultat konkret. Për këtë nuk mundem asnjë konkluzion me dhënë”, ka thënë Haxhosaj.

Prokuroria Themelore e Pejës, kishte nisur ta hetonte stafin shëndetësor të Spitalit të Pejës për trajtim të pandërgjegjshëm ndaj S.K.

Por, tashmë kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë që kur lënda për hetimin e vdekjes së S.K, nga Prokuroria Themelore e Pejës i është përcjellë Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Lajmin, që kjo lëndë është bartë në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Porkurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj. E njëjta ka thënë se kjo prokurori nuk e ka pranuar ende raportin e autopsisë.

“Duke ju referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, për rastin në fjalë ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, ende nuk e ka pranuar raportin e autopsisë të së ndjerës S.K.”, ka thënë Ulaj.

Ndërsa, e pyetur se kur pritet që Prokuroria Themelore e Prishtinës, të dal me rezultate përfundimtare, Ulaj ka thënë se “rasti është duke u hetuar”.

Insajderi, për katër ditë me radhë ka pritur përgjigje nga Prokuroria Themelore e Pejës për të mësuar arsyen se përse kjo lëndë është bartur në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, po ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Familja e së ndjerës S.K. nuk janë në dijeni që rasti është bartur në Prokurorinë Themelore të Prishtinës

Që lënda është bartur në Prishtinë, nuk kanë marrë asnjë konfirmim familja e së ndjerës S.K.

Motra e saj, Fatime Salihu, në një bisedë telefonike për Insajderin thotë se askush nuk i ka njoftuar për këtë.

“Neve askush nuk na ka njoftu që rasti i motrës sonë është bart në Prokurorinë Themelore të Pejës, këtë e kemi parë vetëm përmes mediave. Rasti që ka kalu prej Pejës në Prishtinë nuk jemi njoftuar fare”, ka thënë ajo, për Insajderin.

Madje, thotë se nuk e dijnë as arsyen, duke shtuar se neglizhenca për rastin e motrës së tyre është bërë në Spitalin e Pejës.

“As nuk e dimë arsyen pse, realisht të them të drejtën derisa neglizhenca u bë në Pejë nuk e di pse ka kalu rasti në Prishtinë. Unë e kam kontaktu edhe prokuroren e Pejë, mirëpo nuk ma ka hap fare telefonin dhe nuk e di pse, po ashtu kam provuar të kontakoj edhe me Prokurorinë e Prishtinës por njëehrë për njëherë nuk ka asgjë”, ka thënë Salihu.

Duke folur për këtë, Salihu ka thënë se fare nuk janë kontaktuar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, derisa deklaron se nga ajo e Pejës janë intervistuar tre anëtarë të familjes

“Prokuroria e Prishtinës, neve nuk ka ftuar fare për intervistë, vetëm ajo e Pejës kur na ka ftu për intevristë. Prokuroria e Pejës na kanë marrë në pyetje tre personave”.

Salihu, thotë se të njëjtën gjë që për dy javë do të dalin rezultatet e autopsisë ju kanë thënë edhe atyre, por se kjo nuk ka ndodhur.

“Edhe neve na kanë thënë që rezultatet do të dalin për dy javë, mirëpo u bënë më shumë se tri javë dhe ende nuk ka asgjë. I kam thirr, i kam pyet edhe na kanë thënë që ende nuk është gati, po arsyetohen se është pandemia edhe nuk janë duke punuar shumë”, ka shpjeguar Salihu, për Insajderin.

Thotë se ka qenë javën e kaluar në Prishtinë, por nuk ka ende asgje definitive.

“Unë kam qenë para një javë në Prishtinë, më kanë thënë që ndoshta këtë javë na njoftojnë mirpëo nuk ka kurgjo njëherë. Na kanë thënë që ka mundësi, siç e lënë ata opsionin ndoshta javën e ardhshme, por asgjë nuk ka definitive. Më shumë po na intereson pse rasti ka kaluar në Prishtinë, edhe nuk po dimë ka me u orientu më”, ka thënë motra e së ndjerës, për Insjaderin.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gerxhaliu, ka thënë për Gazetën Insajderi se mjeku i cili është duke u marrë me rastin e saj, ka kërkuar edhe disa analiza të tjera, dhe se nuk e dinë se kur mund të dalin rezultatet përfundimtare.

“Autposia është duke u kryer prej doktorit Flamur Blakaj, edhe krejt çka di është se ai ka këkruar disa analiza, ato analzia marrin kohë për shkak se edhe jemi duke punuar më staf esencial, por vet përpunimi i analizave kërkon pak kohë. Nuk e di kur mund të dalin rezultatet përfundimtare sepse në rrethana normale e kam të ëvshtirë e le më tash që jemi duke punuar me staf esencial”, ka thënë Gërxhaliu.

Kurse, doktorri, Flamur Blakaj, i kontaktuar nga Insajderi, nuk ka dashur të jep detaje rreth këtij rasti.

“Të lutem kontakto me prokuroren e rastit Bukurie Gjonbalaj”, ka thënë ai.

E kontaktuar nga Insajderi, prokurorja Gjonbalaj, ka kërkuar që pyetjet t’i drejtohen përmes zyrës për media, pa dashur të jep ansjë informatë më shumë për këtë rast.

E ndjera S.K nga Lluga e Istogut kishte vdekur më 13 prill në Klinikën Infektive. Sipas raportit të Klinikës Infektive e njëjta kishte pasur ndërhyrje kirugjikale dhe po ashtu ishte diagnostifikuar me koronavirus

“E njëjta përveç Covid-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Kjo është vdekja e tetë e shënuar në Kosovë e pacientëve me Covid -19”, thuhej në komunikatë.