November 30, 2020

E kërcënuan me thikë, ylli i Tottenham vidhet dhe rrihet nga grabitësit


Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 162

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 163

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 164

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 165

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 166

Persona të maskuar kanë grabitur mëngjesin e së mërkurës banesën e mesfushorit të Tottenhamit dhe Anglisë, Dele Alli.

Sipas BBC, dy persona u futën në shtëpinë e 24 vjeçarit që ndodhet në izolim me vëllanë e tij dhe partnerët e tyre.

Alli është kërcënuar me thikë dhe gjatë incidentit ka pësuar lëndime të vogla në fytyrë.

Mësohet se grabitësit kanë vjedhur sende me vlerë si ora dhe bizhuteri.

Ylli i Tottenham të gjitha pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë i ka dorëzuar në polici.