September 27, 2020

Deputetja e LDK-së: Jemi ringritur edhe më fuqishëm, Avdullah Hoti politikani më adekuat që Kosova ta ketë kryeministër


Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 162

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 163

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 164

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 165

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 166

Intervistë ekskluzive me deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vlora Limani-Hajnuni

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vlora Limani-Hajnuni, ka thënë se pret nga Gjykata Kushtetuese të marrë vendim të atillë që do t’i hapë rrugë krijimit të qeverise së re.

Vlora Limani-Hajnuni në një intervistë ekskluzive dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur e gatshme të marrë përsipër zgjidhjen e problemeve me të cilat po ballafaqohet Kosova.

Kurse, sa i përket 100 ditëshit të “Qeverisë Kurti”, deputetja nga radhët e LDK-së ka thënë se përgjatë kësaj kohe, Kosova për herë të parë në historinë e saj, ka pasur një kryeministër i cili i ka vë në pikëpyetje raportet miqësore me SHBA-të.

Ajo ka vlerësuar gjithashtu se Kosova në gjendjen çfarë është sot, ka nevojë që në krye të qeverisë ta ketë një njëri si Avdullah Hoti, që sipas saj, me urtësi, vullnet, profesionalizëm e guxim, do t’i qasej problemeve me të cilat po ballafaqohet shoqëria.

Në këtë intervistë, Vlora Limani-Hajnuni ka folur edhe për zërat se në LDK ka përçarje, gjë të cilën e ka mohuar, duke thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë dhe mbetet unike pavarësisht zërave.ImageVlora Limani-HajnuniFOTO GALERI

Limani-Hajnuni po ashtu në këtë intervistë flet edhe për koalicionin LDK-AAK-NISMA, për menaxhimin e pandemisë, prioritet e qeverisë së re, dhe për kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Intervista e plotë:

“Bota sot”: Vendi është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Thaçi për mandatarin për formimin e qeverisë së re. Çfarë vendimi prisni ju nga Kushtetuesja?

Vlora Limani – Hajnuni: Besoj që është legjitime pritshmëria jonë, që Gjykata Kushtetuese të marrë vendim të atillë që do i hapë rrugë krijimit të qeverise së re të udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Megjithatë, cilido që do jetë vendimi i kësaj Gjykate, si i tillë duhet të respektohet nga të gjithë.

“Bota sot”: LDK tashmë është deklaruar kundër zgjedhjeve të parakohshme, dhe është shprehur e gatshme të bashkëqeverisë me AAK-në e NISMA-n. A mendoni se mund të funksionojë një koalicion i tillë?

Vlora Limani – Hajnuni: Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur e gatshme të marrë përsipër zgjidhjen e problemeve me të cilat po ballafaqohet Kosova, duke synuar të krijojë qeverinë e re të udhëhequr nga z. Hoti. Nëse edhe partnerët e koalicionit do e kenë të njëjtin përkushtim sikur LDK, besoj që ky koalicioni do funksionojë.

“Bota sot”: Si e vlerësoni qeverisjen Kurti përgjatë këtij 100 ditëshi?

Vlora Limani – Hajnuni: Është 100 ditëshi i mbizotërimit të egos personale të kryeministrit për tu dukur me çdo kusht lider suprem. Përgjatë kësaj qeverisje, Kosova për herë të parë në historinë e saj, ka pas një kryeministër i cili i ka vë në pikëpyetje raportet miqësore me SHBA-në. Ndërsa, në politikën e brendshme 100 ditëshi i kësaj Qeverie ka qenë i mbi mbuluar nga vendime kryeneçe të kryeministrit të cilat ishin kundër kushtetuese dhe të cilat shkaktonin huti edhe tek qytetarët edhe tek ata që duhet t’i zbatonin këto vendime.

“Bota sot”: Pandemia me COVID-19, ishte problemi kryesor me të cilin u përball qeveria aktuale. Konsideroni se ka mundur të menaxhohet më mirë pandemia?

Vlora Limani – Hajnuni: Pa dashtë të minimizoj rolin e Ministrisë së Shëndetësisë, mendoj që betejën kryesore kundër COVID-19, e kanë bërë pjekuria dhe disiplina e qytetarëve të Kosovës, puna vetëmohuese e profesionistëve shëndetësorë dhe e policisë, institucionet komunale dhe informimi i drejtë nga mediat mbi pandeminë.

Përderisa, vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë në kohë pandemie, duke qenë kundër rendit kushtetues të Kosovës, jo rrallëherë kanë shkaktuar huti tek qytetarët, duke vënë në rrezik shëndetin publik.

“Bota sot”: Cili është mendimi juaj për Avdullah Hoti? A mendoni se mund t’i zgjidh problemet e mëdha me të cilat është ballafaquar vendi për vite më radhë?

Vlora Limani – Hajnuni: Avdulla Hoti është një nga politikanët e rrallë të Kosovës që nuk krijon kauza populiste për të mbijetuar në politikë. Kosova në një gjendje çfarë është sot ka nevojë që në krye të qeverisë ta ketë një njëri që me urtësi, vullnet, profesionalizëm e guxim, t’i qaset problemeve me të cilat po ballafaqohet shoqëria jonë. Prandaj, mendoj që z. Hoti është politikani adekuat që në këtë periudhë kohore, Kosova ta ketë kryeministër.

“Bota sot”: Cilat mendoni se duhet të jenë prioritetet e qeverisë së re, dhe çfarë pritje keni ju nga ajo qeveri?

Vlora Limani – Hajnuni: Rimëkëmbja ekonomike, rindërtimi imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, sundimi i ligjit, problemet në shëndetësi e arsim, problemet në fushën e politikave sociale, mendoj që do jenë çështjet e para me të cilat kjo qeveri duhet të përballet, pavarësisht që nuk do jetë fare e lehtë.

“Bota sot”: A do të keni ndonjë post në qeverinë e ardhshme, apo preferoni të qëndroni si deputete?

Vlora Limani – Hajnuni: Jo, preferoj të qëndroj në pozitën e deputetes sepse mendoj që më shumë do kontribuoj nga kjo pozitë.

“Bota sot”: Çfarë po ndodhë me Lidhjen Demokratike të Kosovës? A ka përçarje brenda subjektit tuaj?

Vlora Limani – Hajnuni: Lidhja Demokratike e Kosovës është e vetmja parti në Kosovë që e kultivon dhe e mbron idenë e mendimit dhe vendimit ndryshe brenda organeve të partisë.  

Mendimi dhe vendimi ndryshe i njerëzve të LDK-së në organet e partisë, nga jashtë mbase mund të shihet edhe si përçarje e LDK-së. Megjithatë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë dhe mbetet unike pavarësisht zërave se është e përçarë.

“Bota sot”: Nëse do të mbaheshin zgjedhjet e reja, mendoni se LDK do ta kishte rezultate të mira?

Vlora Limani – Hajnuni: Absolutisht po. Lidhja Demokratike e Kosovës ka traditë 30 vjeçare dhe sa herë që oponentët politikë të LDK-së e kanë menduar dhe janë ndjerë optimistë për fundin e LDK-së, LDK është ri-ngritur edhe më fuqishëm.

“Bota sot”: Çfarë mendimi keni për kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani? Mendoni se do të vazhdojë të qëndrojë në LDK?

Vlora Limani – Hajnuni: Si njëra nga përkrahëset e pakusht të znj. Osmani, mendoj që znj. Osmani me ose pa vetëdije por krejtësisht me një qasje të gabuar, ka hyrë në një territor ku, Presidenti e Kryeministri po e zhvillojnë betejën personale për interesa politike ditore e për egot e tyre personale. Prandaj, duke hyrë e qëndruar në një mesë të tillë, znj. Osmani më së shumti po e dëmton vetën e saj.

Mendoj që znj. Osmani nuk mund të jetë “Vjosa Osmani” në një parti tjetër, përveç LDK-së.

Dalja eventuale e saj nga LDK nënkupton edhe heqje dorë nga karakteri i vet Vjosës. E pa karakterin e “Vjosës së LDK-së”, znj.Osmani nuk mund të jetë kjo që është.