September 25, 2020

Bujar Osmani: Shteti s’mund t’i mbyll objektet fetare


Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 162

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 163

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 164

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 165

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 166

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani në intervistën e sotme për TV24 tha se qëndrimi i tij është që të gjitha bashkësitë fetare bashkërisht me Komisionin për Sëmundje Infektive duhet të dakordohen për hapjen e objekteve fetare, megjithatë ata tashmë kanë marrë vendim.

“Vendimi është sjellë, tani të shohim se çfarë mund të bëjmë. Sipas tyre, vendimi nuk mund të ndryshohet. Do ta citoj kreun e BFI-së, tha se vendimi mund të ndryshojë vetëm nëse përkeqësohet gjendja. Çfarë do të ndodh nëse kjo situatë zgjat një vjet apo dy? Unë nuk i mbroj vendimet, vetëm po shoh se çfarë mund të bëhet. Ata që marrin vendime të tilla, duhet edhe ta marrin përgjegjësinë. Por, nuk mund të rrimë pafund në izolim”, tha Bujar Osmani.

Ai tha se nuk ka mënyrë se si mund të mbyllen xhamitë dhe se nuk ka mundësi kushtetuese dhe ligjore një gjë të tillë ta bëjë shteti.

“Ne s’kemi mënyra për t’i mbyllur xhamitë. Nuk ka mundësi kushtetuese dhe ligjore që shteti ta bëjë. Un do t’i inkurajoj besimtarët të mos shkojnë. Derisa të stabilizohet gjendja”, tha Osmani.