November 30, 2020

Bordi i BQK-së vlerëson qëndrueshmërinë e sektorit financiar


Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 162

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 163

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 164

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 165

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 166

Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka diskutuar çështjet që kanë të bëjnë situatën aktuale në sistemin financiar dhe sistemin bankar në veçanti, si rezultat i situatës së krijuar për shkak të pandemisë Covid 19, si dhe menaxhimin e kësaj situate nga ana e BQK-së dhe rëndësisë së funksionimit efikas gjatë kësaj periudhe.

Në këtë takim nga ana e Bordit të BQK-së u trajtua raporti mujor i Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv të BQK-së dhe raporti i veçantë i Guvernatorit lidhur me menaxhimin e situatës për shkak të pandemisë dhe funksionimit të BQK-së.

Mbështetur në raportimet e mësipërme, Bordi i BQK-së konsideron se sektori financiar në vend vazhdon të ketë performancë të qëndrueshme, të jetë mirë i kapitalizuar, likuid, stabil dhe funksional në ofrimin e shërbimeve për qytetarët e vendit.

Në të njëjtën kohë, Bordi i BQK-së është informuar mbi funksionalitetin e plotë të BQK-së gjatë kësaj periudhe, në kuptim të përmbushjes së objektivave dhe detyrave të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, si dhe në përmbushjen në mënyrë efikase të detyrave shtesë për menaxhimin e situatës nga efektet e pandemisë Covid 19.

Bordi i BQK-së mbështet guvernatorin dhe menaxhmentin e BQK-së në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme në mbështetje të Qeverisë dhe mekanizmave tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë për tejkalimin sa më suksesshëm të kësaj situate.

Gjithashtu, në këtë takim Bordi i BQK-së ka miratuar rregullore të rëndësishme, të cilat mundësojnë funksionim më efikas të sistemit financiar në vend dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në mbështetjen e rimëkëmbjes dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit.