August 4, 2020

BERISHA PARASHIKON NDESHJEN ME MAQEDONINË E VERIUT

Valon Berisha është një nga goditjet e pakta të dështuara të Igli Tares në këto vitet e fundit. Mesfushori i Kosovës u transferua te Lazio në fillim të sezonit të shkuar, por dëmtimet e penalizuan tej mase dhe nuk arriti të luajë rregullisht, duke humbur edhe ritmin e një ndeshje të plotë.

Janarin e shkuar është huazuar në Gjermani te Fortuna Dyseldorf, ku ka zënë menjëherë formacionin. Në një intervistë për Super Sport, mesfushori tregon se eksperienca në Gjermani mund ta bëjë më të fortë për kthimin te Lazio.

SITUATA- Ka qenë një muaj i vështirë, por tani kemi disa ditë që kemi nisur stërvitjen në grupe të ndara. Nga e hëna thonë që mund të stërvitemi në grup, por në fillim do të bëjmë testet, pasi duhet miratimi i qeverisë. Kam ardhur këtu për të marrë formën time dhe me trajnerin kam një raport të mirë, pasi njihemi shumë vite më parë. Nuk kam qenë në formë të mirë fizike te Lazio dhe ishte një vit i vështirë. Tani ka kaluar dhe jam mirë fizikisht për të luajtur.

PËRFAQËSIMI I KOSOVËS- Çdo vendim është i vështirë. Në Norvegji jam rritur si lojtar, por për mua nuk ka qenë i vështirë për të zgjedhur Kosovën. Norvegjia na donte të dy lojtarët, por morën një vendim të mirë, pasi ata mbajtën vëllain tim, ndërsa unë zgjodha Kosovën. Për mua është më e rëndësishme fitorja se golat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *