Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 162
Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 163
Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 164
Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 165
Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 166
Këto ditë po bën bujë një deklaratë e njërit prej këshilltarëve të Albin Kurtit, Luan Dalipi, duke e cilësuar serialin “Çka ka shpija” si “pa shija, pa kreativitet”.
E për këtë ka reaguar edhe aktori i njohur, Jeton Zogjani, i cili është gjithashtu pjesë e serialit në fjalë.
Zogjani ka ndarë statusin e Dalipit, ndërsa ka shkruar: “A lat kënd pa e fy e pa e linçu për këto 100 ditë n’pushtet“.
Zogjani ka qenë kandidat për deputet nga radhët e AAK-së në zgjedhjet e fundit që janë mbajtur në Kosovë.
Ndërkohë, për statusin e Dalipit ka reaguar edhe vetë aktori kryesor i serialit, Naser Rafuna, duke i komentuar atij në status.
Rafuna ka thënë se deri më tani për serialin që bëhet në formë kritikuese e me sarkasëm nuk kanë pasur deri më tani reagim nga askush.