September 22, 2020

A do të mbahet sivjet “Sunny Hill”? Dua dhe Shpend Ahmeti diskutuan për organizimin e mundshëm të festivalit


Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 162

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 163

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 164

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 165

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 166

Organizimi i tij kishte filluar qysh në vitin 2018, por këtë vit duket se do të vihet në dyshim mbajtja e tij për shkak të pandemisë coronavirus.

Festivali “Sunny Hill” është njëri nga eventet më të mëdha që ka bashkuar artistë ndërkombëtarë në Kosovë.

Organizimi i tij kishte filluar qysh në vitin 2018, por këtë vit duket se do të vihet në dyshim mbajtja e tij për shkak të pandemisë coronavirus.

Në një intervistë të realizuar live në Facebook, mes Dua Lipës dhe Shpend Ahmetit, ky i fundit ka propozuar një vend tjetër të mbajtjes së festivalit.

“Këtë vit kemi dashur që të lëvizim festivalin dhe ideja ka qenë që Gërmia është bërë e vogël për festival dhe çdo vit e kemi pasur këtë diskutimim a të mbahet në Gërmia apo jo. Kemi mendu që festivalin Sunny Hill ta zhvendosim në një hapësirë më të madhe. Ajo do të bëhet në afërsi t Bërnicës”, u shpreh Ahmeti.

Kjo sipas tij është zgjedhja ideale pasi mund të kthehet në “Festival Venue” dhe “Concert Venue” që do të përdoret vetëm në raste koncertesh.

Po ashtu Dukagjin Lipa theksoi se ata veçse e kanë bërë një kërkesë në Komunën e Prishtinës dhe kanë pregatitur një plan se si do të duket vendi ku do të mbahen festivalet.

Ndërsa sa i përket organizimit dhe planifikimit për vitin 2020, Dukagjin Lipa tha se janë duke pritur për një vendim nga Komuna e Prishtinës, dhe janë të gatshmë t’i respektojnë rregullat pasi nuk dëshirojnë të rrezikojnë popullin.