September 25, 2020

6 zyrtarë të MI-së morën paga shtesë për mbikëqyrjen e një projekti, njëri mori mbi 30 mijë euro


Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 162

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 163

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 164

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 165

Notice: Trying to access array offset on value of type bool in /home/odalotit/public_html/wp/wp-content/plugins/wp-post-author/includes/awpa-functions.php on line 166

Viteve të fundit, Ministria e Infrastrukturës ka paguar vlera të lartë të shtesave financiare për zyrtarët e saj.


Baza ligjore është e kontestueshme. Pagesat janë bërë bazuar në një vendim të vitit 2014, porse legjitimiteti i këtij vendimi, siç ka mësuar KOHA, është duke u hetuar nga dy institucione.

Ramë Qupeva ka pasur pagë shtesë në vlerë të 800 eurove në muaj. Qupeva është drejtor i Departamentit të Infrastrukturës Rrugore. Për pjesëmarrjen në mbikëqyrjen e këtij projekti ai është paguar më shumë se 30 mijë euro.

Anëtari tjetër i Njësisë për Zbatimin e Projektit të Autostradës Prishtinë – Hani i Elezit është Lahudin Myrtaj. Në dokumente thuhet se Myrtaj ka marrë pagë të dytë në vlerë të 400 eurove. Gjithsej, për mbikëqyrjen e këtij projekti është paguar mbi 18 mijë euro.

600 euro në muaj ka marrë Besnik Hajdari, një tjetër zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës. Gjithsej për pjesëmarrje në komision për këtë projekt ai është paguar me shumë se 22 mijë euro.

Eset Berisha, këshilltar i ish-ministrit Pal Lekaj, vetëm në 9 muaj të vitit 2019, sipas dokumentit, ka marrë 4900 euro shtesë, kurse gjithsej 1600 euro.

Dy zyrtarët Milaim Ahmetaj dhe Ismet Hoxha po ashtu janë paguar për të njëjtin projekt. Totali i pagesës për ta është 9600, respektivisht 13 mijë euro.

KOHA ka provuar të kontaktojë me këta zyrtarë. Në zyrat e tyre nuk është lajmëruar askush.

I vetmi që është deklaruar është Lahudin Myrtaj.

Sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, Izedin Bytyqi, i cili ka marrë detyrën ditë më parë, ka thënë se tashmë këto pagesa janë ndërprerë.

“Meqenëse pagesat për të cilat po interesoheni janë kryer në një periudhë të mëhershme para emërimit tim si sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, unë nuk i kam informatat e plota rreth arsyeshmërisë se këtyre pagesave, megjithatë, duke pasur parasysh se këto pagesa janë kontestuar nga Thesari i Ministrisë së Financave dhe gjithashtu janë ngritur si çështje nga Zyra Kombëtare e Auditimit, këto pagesa janë ndërprerë deri në sqarimin e plotë të ligjshmërisë se këtyre pagesave”, ka thënë Bytyqi.

KOHA ka mësuar se përveç në këtë projekt, viteve të fundit, edhe të tjerë zyrtarë të MI-së janë paguar me paga shtesë.